E mërkurë, 7 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Dalin përqindjet. Paratë e piramidave, kreditorët që përfitojnë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Opozita kërkon llogari për shkarkimet, mbron veten, vetëm Balla. Senatorët e PS, braktisin ministren Harito në Komisionin e Integrimit
– Djali i Azem Hajdarit hyn në politikë, koordinator i PD në Tiranë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Administrata ngrin punësimet. Ministria Harito zbulon punësimet. Nuk ka lëvizje, konkurset deri në qershor”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Kthimi dhe kompensimi i pronave, hartë e re, vlera për çdo qark
– Shpallen katër vende vakant tek AMA, opozita braktis mbledhjen
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Paratë e Vefes në Greqi. Halimi: 8 milion euro tu kthehen kreditorëve”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Basha fton të huaj në Shqipëri. Qeveria të bëjë gati terrenin
– Del organika e re për zjarrfikësit në çdo qytet
– Sherr me Mark Markun, Milo ikën nga komisioni “Opinion”. Ruçi vërejtje deputeteve: duhet të ishit në çdo rreth për 5 maj
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Inçizimet e Kupolës, një transkript i thagmave dhe bisedave në mbledhjen me dyer të mbyllura të KLD-së”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Prindërit e nënës vrasëse: Dyshojmë se krushku është babai i fëmijës
– Kadilli: Basha kryetar, por komanda as fillon e as mbaron nga ai
– Dones: Jozefina Topalli bën pjesë tek femrat e konvertuara në burra
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Greket kërkojnë ushtrinë ne kufi te Çamërisë. Kryetari i partisë parlamentare greke “Grekët e Pavarur”, Panos Kamenos dhe Komuna e Filatit kanë kërkuar nga qeveria helene që të dërgojë trupa ushtarake në kufime Shqipërinë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Grasso, presion Renzit për kamionët shqiptarë
– Basha fut në garë koordinatorët, po prishen zgjedhjet
– QSU, shefat me konkurs, kriteret e reja
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Kodi i ri: Kush paguna del nga burgu”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Shtyhet dosja e Gjin Gjonit. Prokuroria: Nuk e hetojmë dot
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Rikthehen pionierët e Enverit. Debati për 5 majin / Deputeti i PS, Pandeli Majko reagon pas homazheve në varrezat e Dëshmorëve: Nderimi me grusht s’të bën komunist Partia Demokratike: Provokimet me fotot e Enverit, të papranueshme”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Rrezikohen 80 mijë banesa në Tiranë. Ja kush mbetet jashtë legalizimit
– Elsa Ballauri: Zhdukja e Bleonës, një turp i shoqërisë shqiptare
– Flasin prindërit/ Monstra mbyti foshnjën, dyshime të forta mbi vjehrrin për atësinë
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Spartak Braho: Ja korrupsioni i Elvis Çefës me pronat, si i manipuloi dokumentet dhe kompensioi familjarët e tij, KLD rrezik për sigurinë kombëtare”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Divergjenca në koalicion, Meta kërkon kremtimin e 70-vjetorit të çlirimit, Rama bllokon komisionin shtetëror
– Skandali, Endira Bushati refuzon të dalë nga zyra, nuk njeh vendimin e Kuvendit, mbledhje urgjente me stafin
– 800 militantë të PD humbin gjyqet me qeverinë për t’u kthyer në punë, gjykatat rrëzojnë kauzën e dyshes Berisha-Basha për administratën
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Ish-deputetja thotë se mund të blihet vota, por jo dinjiteti i njerëzve. Ledina Alolli: Basha na rikthen në Pushtet. Përgjegjësia për humbjen e PD-së bie në të gjithë strukturën vertikale të ish-qeverisjes, grupit parlamentar, strukturës së Partisë”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– E PABESUESHME/Mësuesit në Përmet detyrojnë nxënësit të nderojnë me grusht si “Pionerët e Enverit”
– Emrat e 23 kompanive të karburanteve që abuzojnë ndaj qytetarëve
– Erdogan, vizitë zyrtare në Shqipëri më 14 maj
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





