E premte, 7 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor  “Pakt në Kuvend, miratohet amnistia, të burgosurit që përfitojnë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Raporti i policisë, roli i Azem Handarit në ngjarjet e 2 prillit

–   Batutat në tryezën e mbyllur mes qeverisë dhe opozitës, Fyle: Mos e vrisni kompromisin

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Amnistia, shtohen përfituesit, falen të dënuarit deri në 3 vjet”

Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Rama: Rritje pagash për mësuesit, bonuse më të mira

–   Fyle: Vlerësimi im pozitiv për statusin, por fokusohuni për luftën kundër korrupsionit

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Shtohen përfituesit nga amnistia”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Meta: Shkarkimi i kreut të SHISH kompetencë e Kryministrit

–   INUK bllokon punimet për bulevardin e ri, Bashkia Tiranë: Sulm politik

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Vrasja e Xhabaftit. I ati: S’kemi hasmëri me Ymerët”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Qemal Lame: Përplasja me sabit Brokajn për lirimin e atyre që rrëzuan Enverin

–   Pjerin Ndreu: “Burgjet”, sistemi i gradave që propozoi qeveria, gafë

–   Pronat në Shëngjin, nën hetim 8 zyrtarë

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin “Kompromisi i papritur/Amnisti për të gjithë, falet 1 vit burg për burrat dhe 1.5 për gratë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Meta: Reformat do të bëhen me apo pa opozitën, por pa nxitim

–   INUK bllokon Bulevardin e Ri, Bashkia: Hakmarrje e Edi Ramës

–   Fyle në Tiranë: Kompromis dhe gjithëpërfshirje për sfidat e integrimit

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “A po e njeh Rusia si shtet, Kosovën? Presidenti rus Vladimir Putin, referuar Krimesë, deklaroi se "Shqiptarëve iu është dhënë e drejta për vetëvendosje”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Komisioneri Fyle takon Kryeministrin Rama: Shqipëria është më afër statusit për në BE

–   INUK, pezullon punimet e Bulevardit të Ri të Tiranës

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Thatmiri, dokumenti që implikon Fatmir Mediun me koncesionin e Langarices”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Lista e kompanive të cilave shteti u ka borxh paratë e rrugëve

–   Intervistë, Bedri Blloshmi: Hapat e dëmshpërblimit, si do shpërndahet fondi për ish të përndjekurit

–   Detajet e hetimit: Për çfarë akuzohet Salvador Kaçaj

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/