E shtunë, 7 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Dy të plagosur, atentat ndaj babë e bir për hakmarrje, një i vdekur”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rama: Ngjyrat s’janë më opsion, njerëzit duan punë

–   Pronari i firmës nga Fieri: Porosita banane, s’e di për kokainën

–   Shkolla e Policisë, emrat e një mijë fituesve

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Shëndetësia falas, hyn në fuqi lista e shërbimeve mjekësore”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Shkolla e Policisë, renditja përfundimtare e 2287 kandidatëve

–   Kosovë, shpërthen termocentrali, 2 viktima

–   Himarë, firma, masakër në rrugën e Palasës

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Zemra e Ilia Karelit, eksperiza: S’e dimë nëse është e tij”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Lista e një mijë fituesve në Shkollën e Policisë

–   Breshëri kallashi para një lokali në Shkodër, vritet 50 vjeçari, plagoset i biri

–   Çudia në drejtësi, sherr për kreun e Dhomës së Ndërmjetësve, duhet një ndërmjetës

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Reklamat, TV Klan i del në krah Arben Imamit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Zgjedhjet në PD; Basha nxjerr jashtë loje senatorët, cakton vetë delegatët

–   2 viktima dhe 13 të plagosur nga shpërthimi i TEC-it në Kosovë

–   Gjakmarrja, Shkodër, vritet i ati, plagoset i biri dhe kushëriri

–   Strasburgu shtyn dosjet e pronarëve deri në 2015

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “5778 telefonata dhe sms u përgjuan në Shqipëri”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Zbulohet itinerari i kokainës, pronari i bananeve: S’kam lidhje me drogën

–   Haxhinasto: Po punojmë për një aeroport ndërkombëtar të dytë

–   Dorina Dinga: Mirësevini në dhimbjen time!

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Vodafoni përgjoi 5778 numra politikanësh dhe biznesmenësh me urdhër të Sali Berishës në 2013”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Berisha, Topalli dhe Bode në prokurori, zhveshën Piramidën dhe shpërdoruan paratë me projektet për Parlamentin e ri

–   Qeveria miraton në fshehtësi reformën e pensioneve, ja si ndryshon mosha e pensionit për burrat dhe gratë

–   Braçe: Henri Çili po dikton reformën në arsim, ka ngritur institucion        që korrupton dhe blen hapësirat publike

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Kulaç europian, kërbaç amerikan”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Kryeparlamentari Meta dhe ambasadori amerikan Arvizu, së bashku dje në Skrapar

–   Rama në Verona: Bashkëpunim për mbrojtjen e Amfiteatrit të Durrësit

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/