E dielë, 7 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Prapaskenat e vendimit; Shkarkohet Fullani, si ndryshuan votat në Këshill”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Nata e parë e Fullanit në qeli, djali i çon ilaçe

–       Detaje të martesës së Veliaj

–       Plagosi ish të fejuarën dhe vetëvritet, nuk pranoi të bashkoheshin

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Nata e parë e Ardian Fullanit: Ëmbëlsira, ilaçe dhe pa kollare”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       Premtimi i pambajtur i Elivar Golemit në shkurt të 2011, kur u zgjodh inspektore nga PD

–       Lihet në Burg kryetari i Komunës së Bërzhitës

–       Vendorët e PD-së: Nuk kishim hartë për ndarjen territoriale

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Shkarkohet Fullani, Këshilli i BSH, propozim Kuvendit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       Florion Mima: Fullani të provojë vetë pafajësinë

–       Krimi, një vit pas ndarjes plagos të fejuarën dhe vret veten

–       Korçë, ngacmoi djalin seksualisht, hetohet babai

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Fullani, kontroll total të transfertave”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Bushati: Të zbatohet marrëdhënua me Ohrin

–   PS nis fushatën në rrjetet sociale për zgjedhjet

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Shenasi Rama: Ardian Fullani kurban i oktapodit të mafies si Kosta Trebicka dhe Artan Santo, në Tiranë ka nisur larja e hesapeve”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   SHQUP në panik për arrestimin e guvernatorit, Basha mbrojtje politike për Ardian Fullanin

–   Fatos Klosi: Ja lidhjet e hershme të Berishës me ekstremistët dhe shashka me xhihadistët për vizitën e Papës

–   Deputetët e PS: Pas arrestimit të Fullanit do zbardhen aferat e Bodes dhe Berishës, Guvernatori të përfitojë nga statusi i të penduarit

 

GAZETA KOHA JONE  hapet me shkrimin  “Kush e ka radhën pas Ardian Fullanit?”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   10 vjetori i LSI, Meta: Solidaritet për komunitetet në nevojë

–   Shkatërrohen 906 pajisje lojërash fati në Tiranë

–   Shqipëria me çmimin më të lartë të energjisë në Ballkan

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/