E shtunë, 8 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor  “Pa komuna e qarqe, harta e re, 6 rajonet dhe 69 bashkitë që krijohen”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Dialogu me BE, qeveria publikon konkluzionet me Fylen

–   Gjiknuri u revokon lejet minerare 121 kompanive

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Të burgosurtit, ndryshojnë lejet. Procedura dhe afate të reja për lejet e veçanta dhe shpërblyese”

Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Borxhet/ Rrugët, qeveria jep 11 miliardë lekë

–   Berisha injorohet në kongresin e Dublinit

–   Vasilika Hysi: Qeveria e Berishës hartoi ligje për të bërë korrupsion

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Tritoli sjell ndryshime në Kodin Penal. Minimumi 5 vjet burg për ata që kapen me armë dhe municione”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Mashtrime, vendimi i gjykatës që shpëton ata që shesin një shtëpi dy here

–   Shkelën kontratat, hiqen lejet minerare për 121 kompani

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Reforma e territorit, “përplasje” Çuçi – Fino”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Pagat e reja të policisë, tabelat me rritje e shtesa

–   Ministria heq 121 licenca të koncesioneve minerare

–   Ligji: Tritol në bashkëpunim, tani rrezikon 20 vite burg

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin Shpëtoni Presidentin Nishani! Përtej kontestimeve për të shkuarën politike, Presidenti Nishani përfaqëson sot “vijën e kuqe” mes mazhorancës së fortë dhe pavarësisë së institucioneve. Beteja për gjyqësorin e SHISH dhe kush përfiton nga tensioni mazhorancë-presidencë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Dokumenti i bisedimeve me BE, PD: I njëanshëm, qeveria s’na konsultoi

–   Shehi: Opozita të mos humbë në labirinthin e kujtimeve, të shohë përpara

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Meta shpëton 21 mijë familjet e furgonave. Kreu i Parlamentit negocion me grevistët për zgjidhjen e problemit të tyre”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Halim Kosova: E keqja do dëmtojë të mirën, për aq kohë sa e mira do bëjë sehir të keqen

–   Emrat e firmave që do t'u revokohen lejet koncensionare

–   Putini, ushtari rus dhe treshja Obama, Merkel dhe Yatsenyuk

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Një bisedë e përgjuar, media dhe ndëshkimi”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Lista e 121 lejeve minerare për të cilat ka nisur procedura e revokimit

–   Me kë është Arvizu në këtë foto? Një ndodhi mes Xhelal Mziut dhe vajzave të basketbollit të Kamzës

–   Rrëfimi në gjyq i 75-vjeçarit: Tritolin e përdor si besimtar

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Raport nga Venezuela për vëllezërit Murataj”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Shfuqizohet 121 leje minerare të dhëna për subjektet

–   Televizioni i ish-drejtorit të Postës, Arqile Gorea, organ i PD-së

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/