E martë, 8 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Kreu i Kuvendit. Meta rrëfen ditëlindjen: E vërteta e shpenzimeve”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Zbardhet vendimi, sa do të kushtojnë qiratë e banesave sociale në Tiranë

–   Heqja e kompetencave të presidentit, Meidani: E rrezikshme

–   Burgaj: Emërimet në polici në konsultim me ministrin

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “ALUIZNI. Lista me 16 deputetë. Emrat kush pret lejet e legalizimeve. Flamur Noka pret leje në Kamëz. Tom Doshi në Shkodër”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Meta rrëfen ditëlindjen në gjirin e Lalzit: Më kushtoi 3500 lekë për person

–   Komandot Grek lyen muret ne qeli me gjakun e Ilia Karelit

–   “Ben Qimja” sot në gjykatë, prokuroria do ekstradimin

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Ministria e brendshme. Heton 20 zyrtare. Abuzimi me  tenderin 3.9 mld  ne kohen  e Lulzim Bashes. Prokuroria hap një dosje për blerjen  e dyshimtë e sistemit të kamerave të  sigurisë, të instaluara në Tiranë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Dervishi lë Vlorën, asnjë fjalë mbi shkakun e ndërrimit. Rama prezanton prefekten e re. “Në administratë,  hapësira talenteve  dhe jo kushërinjve

–   Ja punimet publike që qeveria nuk do të paguajë.Lista me emrat e kompanive që s’kanë dokumentacionin

–   KE: Ne në qershor do të rekomandojmë statusin

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Berisha, 2 mln euro për 21 janarin”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Pronat, vetëm 20 ditë kohe për plotësimin e dosjeve

–   Degjenerimi për AMA, paralajmërohet largimi i Pollos

–   Malësi e Madhe sherr mes të rinj, vdes kushëriri

–   Rama jo punë në shtet për meritë partiake

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Gjyqtarët e paprekshëm të Shqipërisë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Meta tregon koston e darkës tek Gjiri i Lalzit

–   Emërimet në polici, Burgaj merr përsipër përgjegjësitë. Me Kuliçin kisha probleme

–   Kuvendi nis procedurat për plotësimin e AMA-s

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Ju rrëfej babanë tim, Enverin. Një rrëfim i gjatë ekskluziv i Ilir Hoxhës, në prag të 11 prillit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   I arratisuri: Nuk ka shqiptarë pa brinjë të thyera në burgjet greke

–   Shërbimi sekret kosovar: Rrjeti i imamëve që kontrollon fonde deri në 600 milion euro

–   Ilir Meta: Ja ç’ndodhi në ditëlindjen time

–   Incidenti me bustin e Zogut dhe një apel mbi bustet tona të turpit

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Denoncimi i rëndë nga Londra. Gjyqtarët në Shqipëri, një korporatë. Janë të paprekshëm”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Meta:Ja sa kushtoi ditëlindja ime, akuzat për shpenzimet janë fantazi

–   Blushi: Shqipëria  po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend

–   Artan Didi: Për  21 janarin u dhanë 2 milionë euro shpërblim

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Larguan paratë me avion nga Shqipëria, hetim ndërkombëtar bashkëpunëtorëve të Sali Berishës, thirren në ndihmë britanikët dhe amerikanët”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Vullnetarët e Korpusit të Paqes kundër ambasadorit amerikan, zbarkojnë në Lazarat, thyejnë mitin e oazit të drogës

–   Ilir Meta: PD i ka ngelur ora te ngjalat dhe karkalecat e Lalzit, Topalli vuan nga sindromi i Otellos

–   Grupet komuniste tentojnë rrëzimin e bustit të Zogut, kryekomunisti Dajti merr përgjegjësinë, Byroja përjashton 3 anëtarët që dështuan me planin

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, apel publik për Kryeministrin Edi Rama. Bujar Leskaj: Më lini të kap hajdutët e tatimeve! Debati: A duhet të kontrollojë KLSH, mashtruesit dhe pazaret që mund të bëhen në tatime me taksat e shqiptarëve?”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, dje duke dëshmuar para komisionit Hetimor Parlamentar

–   Ilir Meta: Dhurata më interesante për ditëlindje, ajo e Ramës

–   Media britanike: Gjyqtarët në Shqipëri, të korruptuar dhe të paprekshëm

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/