E hënë, 8 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Udhëzimi i Aluizni/ Legalizimet, formulari i ri për pagesën e truallit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Guvernatori dërgohet në burgun 302 me Bitraj. Fullani: I habitur me arrestimin tim
– Cara: PD të jetë në Kuvend, duhet të krijihet frymë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Fullani rraset në qeli. Qëndrueshmëria e Bankës, Rama takon Nishanin”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Itali, përleshje shqiptarësh në diskotekë, një vdes, dy plagosen
– Transferimet e universiteteve, del formulari i aplikimit
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Punësimi në shtet, udhëzimi, si të aplikoni për çdo vend të lirë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Dosja, Fullani: I habitur me arrestimin tim
– Vetëhelmimi, vajza dorëzoi në polici filmimin e inçestit
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Fullani në qelinë VIP të burgut 302”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Rama takim me Nishnain për Guvernatorin e ri
– Partitë asnjë lekë nga shteti për këtë vit, qeveria dorëzon projektligjin
– Vritet në Itali i riu shqiptar, plagosen dy bashkëatdhetarë
GAZETA MAPO ka si argument kryesor “Kronika e një arrestimi/ Takimi i fshehtë në Prokurori, ku u vendos fati i Fullanit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Fullani “revoltohet” në gjykatë: Nuk duhej të isha këtu, shkeljet nuk janë penale
– Meta: Mirëpresim opozitën të kthehet në parlament
– Paloka: Rama po e vendos opozitën në kushtet e mbijetesës
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





