E premte, 9 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Zbulohen shifrat. Piramidat, paratë që ndahen për çdo kompani”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Shefi i antikorrupsionit në kryeministri kapet me targa false. Kërcënon policët: Ju shkarkoj
– Servet Pëllumbi: Zhurmë e stisur për Enverin
– Berisha akuzon Ramën për Iranin. Rama publikon pesë raste për Iranin: Embargon e theu Berisha
– Ish të përndjekurit përzënë Mesila Dodën
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Kompensohen 1 110 të përndjekur, lista zyrtare. Ministria e Financave publikon emrat, përfitojnë ata që nuk kanë marrë asnjë këst”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Kokëdhima: Ti Sali je i mallkuar, të kam lënë në duart e Perëndisë
– Dokumentet, Berisha theu embargon me Iranin
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Hiqen vizat për rusët, reagon ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi: Vendim i gabuar”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Karburanti nga Irani, Rama: Embargon e theu Saliu
– Arvizu: Respekt luftës Antifashiste
– Masakron gruan dhe veten, trupat hidhen mbi një kamion
– Shpëton 33 vjeçarja, tritol makinës së gruas së biznesmenit. Mister motivet
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Zbulohet ligji i ri. Lojrat e fatit ja kufizimet per lojtaret dhe pronaret . Zbardhen ndryshimet që do të bëhen në mënyrën e lojës, identifikimin e lojtarëve dhe fituesve të shumave të mëdha, si dhe mënyra e shpërndarjes së kazinove e pikave të basteve sportive”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Importohet për 14 herë vaj iranian. Gjithë veprimet doganore në vitin 2013, edhe në kohën e Berishës
– Tritol ndaj inxhinieres që projektoi shatërvanin te Zogu i Zi
– Basha humb mbështetjen e të rinjve, i dalin kundër
– Erion Veliaj: Jo më lekë tani, për ata që nuk kanë bërë asnjë ditë burg
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Tragjedi xhelozie në Mirditë. Vret gruan dhe var veten, letra e lamtumirës: “Kush ngre krye, do t’i pritet!”. Shënimi tronditës pak çaste para vetëvrasjes “fëmijët të jetojnë të qetë, edhe pse unë kam kryer një krim. Kush ngre krye, do t’i pritet”. Mark Biba, një peshkatar që jetonte prej 13 vitesh në periferi të Durrësit, është rikthyer në fshatin e lindjes për të vrarë bashkëshorten dhe veten. Policia dyshon se krimi ka si motiv xhelozinë. Tronditje edhe pas tragjedisë, viktimat transportohen në rimorkion e një kamioni”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Imami për prokurorinë: Ja kush më informoi për avionët e Gjadrit
– Thyerja e embargos me Iranin. Berisha akuzon qeverinë, Rama: Eksporti, në kohën tuaj
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Xhiro vjetore mbi 1 miliard euro e karburanteve dhe penalizohen sa një pagë zyrtari. Vjedhin qindra milionë, gjobiten 500 mijë lekë! Nëse nuk gjobiten në shuma të mëdha, atëherë kujt ia japin milionat?!”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Kryeministri Edi Rama me ish-kryeministrin Bashkim Fino dhe Koço Kokëdhimën
– Çështja e pronave, negociata me Gjykatën e Strasburgut
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





