E enjte, 12 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Humbi diplomën, vetëvrasja e studentes, shoqet akuza pedagogut”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Presidenti francez e pret në “Elysse” për statusin, Rama: Takim përtej pritshmërive
– Ditëlindja e PS, Kryeministria: Nano e ka marrë ftesën
– Ndihma ekonomike rritet me 500 lekë, do e tërheqin grate
– Pranga në Rinas kolumbianit që priti 250 kg kokainë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Basha vjedhje edhe me tramin. Projekti i premtuar shumë i shtrenjtë dhe i vjetër për Tiranën”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Dëshmitë e shoqeve: Divorci i prindërve e shkatërroi Iris Belbën
– Statusi, Rama takon Hollande: Optimist për votën e Francës
– Emrat, Policia e Tiranës, vijnë shefat e rinj të Krimeve të Rënda
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Borxhi ndaj Francës, helikopterët paguhen 180 mijë euro”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Vrasja me thikë për tokën, motra e viktimës: Ia blemë gjyshit të autorit të krimit
– Ndryshimet në polici, emrat në 6 komisariatet e kryeqytetit
– 65 mole pa leje në det, akuzë dy ndërtimorëve të Vlorës
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Kokaina me banane, pranga kolumbianit. Arrestohet në Rinas personi i dyshuar si pronari i ngarkesës 12.5 milionë euro”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Edi Rama entuziast pas takimit në Elize: Shkoi përtej pritshmërive tona
– Zbulohet historia e studentes së vetëvrarë
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Do merrte paratë e drogës, arrestohet në Rinas kolumbiani i 250 kg kokainë. Një 36-vjeçar nga Kolumbia u arrestua në Rinas teksa po tentonte të udhëtonte drejt Spanjës. Policia dyshon se ai është personi që do të dorëzonte në Tiranë kokainën e bllokuar në Malin e Zi dhe do të merrte paratë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Rama i afrohet statusit nga Parisi, ende në pikëpyetje Londra
– Bashkia e Tiranës: Qeveria të hyjë garant, ne do nisim punën për tramin
– Edhe Shqipëria në botëror, 9 lojtarët që do na përfaqësojnë në “Brazil 2014”
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Ish-drejtorët e Berishës në krye të “frymës së re” të Bashës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Majmuni Iva, surpriza që do të parashikojë sfidat e Brazil 2014
– Rama takon Hollande: Pres vendim pozitiv
GAZETA SOT ka si argument kryesor “7 nene çojnë Berishën dhe Bashën drejt burgut për shitjen e detit, e vërteta e plotfuqisë dhe pse është trembur kupola e SHQUP”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Një kolumbian priste kokainën e Malit të Zi në Shqipëri, izolohet duke kaluar kufirin, Krimet e Rënda nisin hetimin
– Moikom Zeqo: Si e mbaj themelimin e PS, ndryshimet nga Partia Komuniste dhe PD
– Rama takon Hollande, presidenti francez do vijë në Shqipëri, s’ka garanci për statusin
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Treshja vendimtare, Berlin-Londër-Paris. Pas vizitës së djeshme në Paris të Kryeministrit Rama, çështja e statusit mund të quhet e mbyllur”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Vendimi, bizneset që nuk paguajnë energjinë nuk marrin pjesë në tendera
– Shqipëria ndër 50 destinacionet më të mira turistike
– Hetimi për kokainën në Mal të Zi, arrestohet kolumbiani në Tiranë
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





