Sulmuesi i Teutës, Jurgens Olivera, ka deklaruar se durrsakëve u duhet pak kohë në dispozicion që të përmirësojë fazën e finalizimit dhe të sjellin fitoret që i mungojnë ekipit të drejtuar nga Enkelejd Dobi. “Në ndeshjen me Dinamon në pjesën e parë kishim disa vështirësi. Në pjesën e dytë, në pushim folëm me trajnerin dhe bëmë ndryshime dhe mendoj se në pjesën e dytë ishte më mirë. Mendoj se kishim shumë mundësi për të fituar këtë ndeshje, por shkoi si shkoi, ishim pak pa fat. Por mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ka potencial, krijojmë raste dhe është vetëm çështje kohe kur do të fillojmë t’i shënojmë.

Jam rehat që luaj me topin. Mendoj se mund të ndihmoj shumë mesfushën dhe sulmin. Ndaj jam rehat, nuk dua të qëndroj si një 9 pa topin, kam nevojë të ndjej topin ndaj është perfekte për mua. “Final Four”? 100% mund të shkojmë. Do të luftojmë deri në fund, kemi shumë potencial. Kemi qenë të pafat në ndeshjet e fundit, krijuam shanse por nuk i shënuam, sipas meje është thjesht çështje kohe kur do të fillojmë të marrim tre pikët”, tha Olivera për RTSH pas ndeshjes.