Lacio shpërdoroi rastin për të shënuar fitoren e shtatë radhazi në kampionat. Përpara sfidës së humbur ndaj Interit mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-1, për mikrofonat e “SkySport” u ndal drejtori sportiv bardhekaltër Igli Tare, i cili komentoi momentin aktual të skuadrës së drejtuar nga Simone Inzagi:“Titulli për ne është një fjalë e madhe për tani.
Objektivi ynë është të shohim ndeshje pas ndeshjeje. Kemi nisur një projekt me vështirësi të mëdha, por tani kemi gjetur rrugën e duhur.Gjatë viteve të fundit kemi fituar gjithmonë e më shumë soliditet dhe tani kemi vetëdijen se jemi një skuadër që mund të luftojë kundër të gjithëve. Do të luftojmë për të njëjtët objektiva dhe për këtë arsye nuk duhet të fshihemi”.





