3 maj 2015 – “Mx” quhet titulli i ri neutral për gjininë, që u shtohet titujve  të tjerë “Mr, Mrs, Miss dhe Ms” (Zotëri, Zonjë, Zonjushë, nga anglishtja) në dokumentet zyrtare dhe lejet e drejtimit në Britani.

Posta mbretërore, bankat, departamentet e qeverisë dhe disa universitete e kanë pranuar këtë titull, që përdoret nga njerëzit transseksualë dhe njerëzit e tjerë që nuk e identifikojnë veten me një gjini të caktuar.

Titulli është shtuar në format zyrtare dhe bazat e të dhënave dhe po shqyrtohet për t’u përfshirë në edicionin e radhës në Fjalorin Anglisht të Oksfordit.

Ky titull, që u shfaq për herë të parë në një revistë në SHBA, në vitin 1977, shënon një përpjekje për të zëvendësuar titujt tradicionalë që shiheshin si diskriminues.

Në fund të viteve ’90, ai u bë më i nevojshëm për ata njerëz që nuk e identifikonin veten as si meshkuj dhe as si femra.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/