08 Mars 2015 –Festa e tifozëve të Aston Villës për kualifikimin në gjysmëfinale të FA Cup, është e pazakontë.
Në përfundim të takimin me West Bromwich Albion, që përfundoi 2-0 në favor të vendasve, fansat e skuadrës nga Birmingham pushtuan fushën e blertë për të përgëzuar idhujt e tyre për këtë kualifikim. Një sjellë kja e patolerueshme për Federatën e Futbollit që ka nisur mënjëherë hetimet për këtë rast.
Pamje u ngjanin më shumë skenave të huliganizmit në futboll të viteve 70-80, pasi futbollistët e West Bromwich mbetën në mëshirë të fatit dhe të pambrojtur nga një sulm i mundshëm u ultrasve vendas. Disa nga lojtarët e të dyja skuadrave kanë pohuar se janë sulmuar nga tifozët, madje shumë prej protagonistëve të fushës së blertë janë munduar të mbrohen duke vendosur duart në kokë.
Kjo ngjarje e rëndë do të hetohet me imtësi nga Federata e Futbollit, që pritet të mbyllë dyert e Villa Park një impiant i pasigurt.





