Një aksident është regjistruar rreth orës 19:30 në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Mësohet se në afërsi të fshatit Zëmblak në Maliq, 30-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Sakaq drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Korçës për trajtim mjekësor.