Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lezhë-Milot, ku një këmbësore është përplasur nga një makinë

E aksidentuara ka tentuar të kalojë rrugën, kur është përplasur nga një automjet tip Benz.

Ajo është dërguar në spitalin Rajonal te Lezhës ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.