Mjeti del nga rruga e përplaset në anë të saj, humb jetën një 62-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Mërtish të Divjakës.
A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe një grup hetimor.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





