Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Banorët e zonës dhe policia po bëjnë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali.

Në ndihmë të të plagosurve kanë ardhur ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.