Në Bulqizë, në rrugën ruale të fshatit Smollik, që lidhet me rrugën e Arbrit, një makinë ka dalë jashtë rruge duke rënë në greminë, e për pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po hetohen rrethanat, ndërsa të dëmtuarit po transportohen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Terreni për transportin e tyre është mjaft i vështirë, ndaj po punojnë dy ambulanca.





