Tre automjete jane perfshire ne nje aksident te ndodhur para 5 minutash ne bypassin e Tepelenes poshte kalase se ketij qyteti qe eshte pjese e aksit nacional Tepelene-Gjirokaster.

Nje automjet duke ardhur ne drejtimin jugor ka humbur kontrollin dhe si pasoje dhe eshte perplasur me dy automjete te tjera qe qarkullonin ne drejtim te kundert.

Rrjedhimisht ka ngelur i vdekur ne vend nje prej drejtuesve te mjeteve te perfshire ne aksident nderkohe qe jane lenduar tre te tjere.

Sipas verifikimeve te para nga ana e Policise Rrugore behet e ditur se shkaku i aksidentit ka qene lageshtia ne rruge si pasoje e shiut.