Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës, në harkun kohor të 45 minutave në Durrës, ku viktimë ka mbetur një burrë i paidentifikuar.

Policia e Durrësit informon se më datë 21.05.2019, rreth orës 22:30, në Shën Vlash, Durrës, shtetasi D.J, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Po mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.S., 60 vjeç, banues në Krujë, duke drejtuar mjetin tip "Man", kokë trajleri, aksidentoi për vdekje një shtetas me biçikletë, rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar.