Një tjetër aksident është regjistruar në qarkun e Durrësit, respektivisht në aksin rrugor Maminas-Marikaj.

Policia bën me dije se rreth orës 18:15 në këtë aks rrugor, “një automjet me drejtues shtetasin M. S., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor R. S., rreth 73 vjeç”.

I moshuari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, raporton policia.