Një tjetër aksident është shënuar mesditën e kësaj të diele në Durrës.

Një autobus është përplasur me një makinë tip Mercedes A Class me targa Tirane.

Aksidenti ka ndodhur tek rrethrrotullimi pranë Stacionit të Trenit.

Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije për "DurrësLajm" se për pasojë është shkaktuar trafik në këtë pjesë të qytetit.

Gjë e cila siç duket edhe nga videoja i ka revoltuar drejtuesit e makinave nisur dhe nga temperatura e lartë që shënon sot në Durrës.