Një tjetër aksident ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele në Durrrës.
Ngjara ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit në të njëjtën rrugë ku mbrëmjen e djeshme humbën jetën nuse dhe vjehërr.
Mësohet se drejturesi i mjetit me targë AA 439 DO, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën.
Nga ngjarja ka patur vetëm dëme materiale. Shoferi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, pas aksidentit ka lënë makinën në rrugë.





