Një tjetër aksident është regjistruar mesditën e sotme në Maliq.

Mësohet se dy makina janë përfshirë në aksident në afërsi të fshatit Çaushli.

Më tej bëhet me dije se pas përplasjes së dy mjeteve njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Nga aksidenti janë shënuar dëme të shumta materiale ndërkohë nuk raportohet për të lënduar.