Pas rastit të Durrësit ku humbi jetën një 22-vjeçar, një tjetër aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në vend.

Një automjet është përplasur me një kamion në aksin rrugor “Përrenjas-Librazhd”, ku për pasojë ka humbur jetën shoferi i automjetit i moshës 31 vjeç dhe është plagosur pasagjeri që udhëtonte më të.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi me iniciale Y.Z., është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e verimeve procedurale.

Njoftimi:

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.