Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme. Një motor ka dalë nga rruga në aksin Lezhë-Shënkoll dhe si pasojë është përplasur me shtyllën.

Për fat të keq ka ndërruar jetë një 40-vjeçar, me detyrë polic në burgun e Shënkollit. Policia ndërkohë është nisur drejt vendngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë me vdekje për këtë të diel, pasi pak orë më parë, në Divjakë ndërroi jetë një 31-vjeçar, i cili si pasojë e shpejtësisë përfundoi me makinë në kanal.