Zhildemar, sulmuesi brazilian që më parë ka qenë pjesë e Hajer-it në Arabinë Saudite, ka firmosur me ekipin e Teutës. Sulmuesi, fillimisht erdhi për t’u bërë pjesë e Partizanit, por në fund zgjodhi durrsakët.

Pas Xhonatanit, tashmë bëhen dy brazilianë nën urdhrat e trajnerit Magani, që tashmë do tentojë të realizojë synimin e “djemve të detit” për të marrë pjesë në Kupat e Europës.

Përpara sulmuesit 27-vjeçar, tek Teuta është zyrtarizuar Nijaz Lena, Florian Kadriu e Xhonatan. Ndërkohë janë larguar mesfushorët Nertil Ferraj e Meglid Mihani, si dhe mbrojtësi Viktor Kukaj e Resul Kastrati.