Më 21 shtator një tjetër dasmë VIP na pret!

Bëhet fjalë për çiftin e njohur, Bleron dhe Afronën, të cilët do të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre disavjeçare.

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në një nga resortet më luksoze të Shëngjinit, ku nuk do të mungojnë të ftuarit VIP.

Sipas "Telegraf", për celebrimin e çiftit do të kujdeset nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli i cili do të jetë atje për të kurorëzuar dashurinë e çiftit.

Pacolli është një emër mjaft i njohur në politikën kosovare, teksa në dasmën e Bleros dhe Afronës do të jetë i ftuar me këtë mision të veçantë.