Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme denoncimin e një qytetari, sipas të cilit drejtori i Hipotekave Valdrin Pjetri është pjesëmarrës në mbledhjet e PS-së, megjithëse pretendohet se u zgjodh me konkurs.

Në foto, Pjetri shfaqet krahas kreut te Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Postimi i Berishës:

Këta janë skuthat e depolitizuar të narko organizatës kriminale të Rilindjes!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Valdrin Pjetri qe gjoja ishte i depolitizuar dhe fituar me konkurs postin e drejtorit te hipotekave eshte ne mbledhjen e partise socialiste.