Laçi ka marrë tre pikët sot përballë Teutës në një ndeshje plot emocione në “Egnatia Arena” të mbyllur me shifrat 4-2 për skuadrën kurbinase.
Sfida nisi me shumë kujdes nga të dy skuadrat, të cilat evituan rreziqet para portave përkatëse dhe u desh një “predhë” nga jashtë zone e Aleksit për të hapur serinë e golave.
Barazimi i kurbinasve erdhi në shtesën e pjesës së parë me Deliun dhe kjo ndryshoi pak dinamikën e ndeshjes.
Në pjesën e dytë Laçi ishte më kërkues dhe ndonëse gjeti golin vetëm me penallti me VAR me Guindon, nuk u ndal dhe gjeti edhe golin e 3-1 përsëri me golashënuesin më të mirë të kampionatit.
Hebaj hapi ndeshjen dhe pastaj pati mundësinë për të barazuar duelin, por u ndal nga shtylla.
Në fund, erdhi edhe goli i dytë personal i Deliut që i vendosi vulën e sfidës dhe ngjiti Laçin në vendin e dytë në renditje dhe konfirmoi krizën pa fund të Teutës.