Sipas Meteoalb, vendi këtë të premte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Temperaturat do të kenë një rënie me 1 gradë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 21°C në 34°C, në zonat e ulëta nga 27°C në 41°C dhe në zonat bregdetare nga 29°C në 42°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.