Spanja ka regjistruar sërish rritje të numrit vdekjeve nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë lëshuar ditën e sotme.

Shifrat tregojnë se 757 pacientë vdiqën në 24 orët e fundit, duke e çuar në 14.555 në total numrin e personave qe kanë humbur jetën nga Covid-19.

Numri i rasteve gjithashtu është rritur nga 83,504 në 84,111, një rritje prej 610, që është më e ulta në gati një muaj. 

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raportoi se 48.021 njerëz tani janë shëruar nga virusi, 4,813 më shumë sesa numri i raportuar të martën e 7 prillit.