Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi zhvilloi një bisedë me të rinjtë gjatë Kongresit të Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së saj në panelin për teknologjinë dhe inovacionin ministrja nuk i ka kursyer gafat, teksa ka kërkuar falje për diellin e “tepruar” .
Në mbyllje të fjalimit ajo ka falënderuar panelistët, ndërsa u ka kërkuar dhe ndjesë sepse dielli sipas saj ishte i “tepruar”.
“Kështu që unë do ta mbyll me kaq. Falënderoj penalistët dhe ndjesë për diellin e tepruar, por ja keni dalë më së miri. Të rinjtë sot kanë marrë një mesazh dhe kanë mësuar disa gjëra të reja” u shpreh ajo.





