Një tjetër pike të këmbimit valutor është grabitur mëngjesin e sotëm, i radhës ka ndodhur në Korçë, pas rastit të regjistruar në Tiranë.

Nën kërcënimin e thikës, autori dyshohet se ka marrë një shumë parash, rreth 2500 euro dhe 1 mln lekë të vjetra.

"Më datë 29.03.2019, në orën 09:00, jemi njoftuar se në lagjen nr 10, një person i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, ka marrë një sasi lekësh pranë një pike transferte parash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", informon policia.