29 tetor 2015 – Një ditë pas përfundimit me sukses të operacionit “Enigma”, në sajë të të cilit u arrestuan 16 shqiptarë dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim, një tjetër grup, por më i vogël, është shkatërruar nga policia italiane. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se në pranga kanë rënë 7 persona dhe janë denoncuar 10 të tjerë si pjesë të organizatës italo-shqiptare të trafikut të drogës.
Gjatë operacionit të koduar “Moonlight” policia sekuestroi 500 gramë heroinë të pastër dhe rreth 500 kg marijuanë, e cila nëse do të dilte në treg do të merrej 5 milionë euro, si dhe një avion të vogël të turizmit dhe dy kamionë që përdoreshin për të transportuar drogën në tregun e Torinos, Milanos, Romës.
Në krye të organizatës është një familje shqiptare e cila prej vitesh jeton në periferi të Milanos. Ajo planifikonte importimin e lëndës narkotike përmes kontakteve me kriminelë të tjerë të cilët merreshin me shitjen e drogës.
Repubblica.it shkruan se transporti i drogës kryhej me avionë të vegjël turizmi.
/portali DurresLajm/