Një tjetër histori suksesi nga të rinjtë e Durrësit.
Një tjetër medalje i vjen Shqipërisë prej tyre.
Kampioni i rradhës është Shkëlqim Sabrija, i cili ka sjellë në Shqipëri trofeun e kampionit të Ballkanit në Bodybuilding për vitin 2022.
Lajmin e ka bërë të ditur universiteti “Aleksandër Moisiu” përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë:
Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë 😇💪
Shkëlqim Sabrija, student i programit “Shkenca Ekonomike”, sjell në Shqiperi trofeun e kampionit të Ballkanit në Bodybuilding për vitin 2022.
Në prag të përfundimit të studimeve, 7 herë kampioni kombëtar përgatitet të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror në Spanjë.
Shkëlqe Shkëlqim! 🏅💪