Një tjetër humbje është shënuar në radhët e arsimit shqiptar për shkak të Covid-19.
Pedagogia e Universitetit të Vlorës, Dafina Brokaj nuk ka arritur t’i mbijetojë problemeve shëndetësore pas infektimit me koronavirus.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar në Vlorë.
Brokaj mësohet se kishte ditë që qëndronte në spitalin e Tiranës.
Dafina Brokaj ishte pjesë e stafeve akademike prej 40 vitesh. Ajo ka ushtruar profesionin si pedagoge e Universitetit të Vlorës, apo edhe si ish-drejtoreshë e Qytezës Studenti po në Vlorë.