Aktori i njohur amerikan, Norman Reedus është plagosur gjatë xhirimeve të serialit, “The Walking Dead”.

Lajmin tronditës e dha agjenti i tij për “Deadline”, i cili u shpreh se 53-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai u shpreh se Reedus është duke u shëruar dhe është në gjendje të kthehet në punë së shpejti.

Ndërkohë, nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur. Reedus ka luajtur rolin e Daryl Dixon në “The Walking Dead” që nga sezoni i pare deri më tani në sezonin e njëmbëdhjetë.