Një jaht tjetër luksoz është ankoruar sot në orët e para të mëngjesit në portin e Durrësit.
Jahti "Panorama II" ishte nisur mbrëmjen e kaluar nga Shëngjini, ndërsa pas qëndrimit në Durrës, sot në mbrëmje do të lundrojë drejt Sarandës.
Jahti me gjatësi 50 metra i cili do të qëndrojë në Durrës 12 orë, u ankorua në kalatën 5 dhe më pas turistët e saj u nisën për të vizituar qytetin historik të Krujës si dhe qendrat muzeale dhe arkeologjike të Durrësit.
Ditët e fundit në kalatat e portit më të madh të vendit janë ankoruar edhe jahtet luksoze turistike “Shadow”, “Andiamo” dhe “I Dinasty”, gjatësia e të cilëve arrin deri në 86 metra.