27shtator 2015 – Një ngjarje tjetër po ndodh në zonën e Institutit Bujqësor të Tiranës, ku 20 persona, pjesa më e madhe fëmijë, janë ngjitur në një godinë që shërbente dikur si konvikt studentësh. Ata kërcënojnë se do të vetëflijohen, pasi kanë 8 muaj pa drita. “Kryeministri po na trajton si serbë.

Ne do të vetëdigjemi me benzinë se nuk po na dëgjon njeri”. Ata thonë se kanë 8 muaj pa energji elektrike kur faturat ia kanë paguar Ndërmarrjes, e cila sipas tyre nuk ia ka dhënë shtetit. Janë 400 familje në këtë situatë, thonë banorët që janë strehuar tek godinat që pas viteve ’90.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilët po punojnë për të mbajtur nën kontroll situatën.

/portali DurresLajm/