Me veshje të ngjashme me ato të uniformave të policisë, po ndodhin krime të ndryshme në vend. Një tjetër ngjarje kriminale, e cila ka për autorë persona të paidentifikuar që ishin të veshur me uniforma si ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, ka ndodhur në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të së premtes në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku grabitësit kanë hyrë në një market dhe nën kërcënimin e shotgun-ëve, u kanë marrë punonjësve lekët e xhiros ditore.
Policia ngriti menjëherë disa postblloqe në rrugët që lidhin Lezhën me Laçin, për kapjen e autorëve.