Një tjetër krim në familje është regjistruar këtë të mërkurë në vendin tonë, ku një grua ka mbetur e plagosur në Fier, pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45, në lagjen nr.2 të Roskovecit. Autor i kësaj ngjarjeje është 56-vjeçari Shefit H., i cili ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 53-vjeçare L.H., në rrethana ende të paqarta.

Gruaja e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, e fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa autori Shefit H. ndodhet në Stacionin e Policisë Roskovec.