Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në Librazhd. Sipas njoftimeve të para, mësohet se burri ka vrarë gruan me sëpatë dhe më pas ka vrarë veten duke u vetëvarur.
Nuk ka ende informacione lidhur mbi motivet e ngjarjes.
“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten”,– njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





