Këtë shtator vendi ynë shënoi një rritje ekonomike shumë herë më të ulët në krahasim me vitet e mëparshme.
Deputeti i LSI-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë, Përparim Spahiu shkruan se ky është në të vërtetë një lajm i zi për vendin.
Reagimi
Tjetër lajm i Zi…!!
Të ardhurat në Shtator 13% më pak se plani.
Rënie tatimi mbi të ardhurat personale.
Po si mund të arkëtohen më pak kur tre ditë më parë na shitën lajmin e 70 mijë vendeve të reja pune?
Po si mund të realizohet më pak kur investimet e huaja na qënkeshin rritur me miliona euro?
Mashtrime ditën për diell…!! Atë që po i bëjnë këtij vëndi këta, as turku nuk e ka bërë…!!!





