Mesfushori i ardhur në verë të Teuta, Nijaz Lena, është larguar pas një eksperience disamujore nga durrsakët. Vetë klubi ka zyrtarizuar ndërprerjen e kontratës me lojtarin me marrëveshje, përmes një njoftimi në faqen e klubit në “Facebook”.
Lena ka thëne edhe disa fjalë pas largimit. Më poshtë njoftimi i i plotë.
“Lajmi Fundit/ Klubi i Futbollit Teuta deshiron tju njoftoj se Njiaz Lena ka ndërprer bashkpunimin me KF Teuta dhe esht larguar zyrtarisht. Njiaz Lena flet ekskluzivisht pas largimin nga Teuta. “Pas nje takimi me presidentin e klubit z.Edmond Hasanbelliu me marrveshje dhe ne menyr miqsore te nderpresim bashkpunimin me klubin Teuta. Per mua ka qen nder te jem pjese Teutes, kjo ishte hera e dyt qe luaja per ket klub. Më vjen keq qe nuk arritem te benim me mir kët gjys kampionati. Uroj qe klubi te dal nga situata jo e mir qe kalon dhe kam besim se do tja dal. Faleminderit dhe tifozeve qe na kan perkrahur cdo ndeshje”.





