Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë në qytetin e Korçës.

Pas lëkundjeve që shkaktuan panik mes qytetarëve rreth orës 06.00 të mëngjesit, ku më e forta ishte 5.3 ballë, një tjëtër lëkundje e fortë është regjistruar në orën 09.00.

Sipas Institutit Sizmiologjik, lëkundja ka pasur manjitudë 5 ballë dhe kishte epiqendrën 13 km në jug të Korçës.

Kjo lëkundje është ndjerë edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Durrësin, ku qytetarët raportojnë se e kanë ndjerë tërmetin.

Ndërkohë, në Korçë, banorët kanë dalë nga shtëpitë e tyre, të mbërthyer nga paniku, pasi 7 lëkundjet e njëpasnjëshme kanë qenë të forta, megjithëse nuk kanë pasur manjitudë të njëjtë.