Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte, 24 shtator, në Durrës.
Sipas të dhënave paraprake sizmiologjike që përcjell IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit), të cilave i referohet “DurrësLajm”, lëkundja është regjistruar në orën 07:22 me magnitudë 3.5 ballë.
Epiqendra ishte 10 km në veri të Durrësit, ndërsa thellësia 17 km.





