Organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me 1 milion lekë gjobë administratori i një lokali në Fushë-Krujë.
Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë-Krujë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.
Për këtë subjekt me administrator shtetasin I. T., shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.





