SHBA – Pas masakrës në Konektikat ku humbën jetën 20 fëmijë dhe 7 të rritur, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në. Një burrë qëlloi dhe vrau tre persona në një shtëpi në Kolorado të martën, më pas vrau veten.
Policia është lajmëruar nga një telefonatën e marrë nga një grua, e cila mendohet të jetë mes viktimave. Pasi mbërriti në vendin e ngjarjes policia gjeti një pistoletë, e cila mendohet të jetë arma e krimit.
Sipas policisë shkaqet e krimit janë të paqarta, ndërsa viktimat janë ende të paidentifikuara.