Këshilli Bashkiak Durrës do të mbajë një tjetër mbledhje jashtë radhe. Pas mbledhjes së datës 13 janar, KB do të zhvillojë mesditën e së enjtes një mbledhje me mjete të komunikimit elektronik.

Në rendin e ditës së mbledhjes jashtë radhe është përfshirë vetëm një pikë, e cila ka të bëjë me miratimin e shtesave në listën e përfituesve që përfitojnë nga procesi i rindërtimit të disa pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Njoftimi i Këshillit Bashkiak:

Të nderuar qytetarë!

Këshilli Bashkiak Durrës do të mbaj një mbledhje jashtë rradhe me mjete të komunikimit elektronik, ditën e enjte, datë 20.01.2022, ora 12.00 me rend dite:

1. PËR MIRATIMIN E DISA SHTESAVE NË ANEKSIN 1, TË VENDIMIT TË KËSHILLIT BASHKIAK NR. 77, DATË 28.06.2021 “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT PËR PALLATIN NR.3, 5, 7 RRUGA “BASHKIMI”, PALLATI NR.1, RRUGA “DEMOKRACIA”, PALLATI NR.2/1, RRUGA “PROGRESIT”, PALLATI NR.6, RRUGA “MILENIUMI” DHE PALLATI NR.4, RRUGA “MINIERËS” NË NJËSINË ADMINISTRATIVE MANËZ, TË DËMTUAR NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019”, I NDRYSHUAR.

Faleminderit.